Anxhela Martini mund të konsiderohet si një nga femrat më tërheqëse që është shfaqur kohëve të fundit në mediat botërore.

Modelja e kthyer në dizajnere, aktualisht është ”single” dhe përpara se dikush të tentojë t’i afrohet kësaj bukuroshe, janë disa kushte që duhet plotësuar.

Në paraqitjen e saj të fundit për edicionin e shtatorit të “Esquire Mexico”, bukuroshja shqiptare ka pozuar me bikini dhe ka dhënë 10 këshilla për meshkujt, në raport me femrat:

1. Ne nuk jemi ndryshe nga meshkujt, jemi të njejtë – Sa më mirë që e kupton vehten derisa rritesh si mashkull, aq më mirë do të kuptosh një femër.

2. Ji vetëvetja, pasi mënyra më e lehtë për t’iu afruar një femre është të jesh ai që je. Nëse unë të pëlqej, është për atë që ti je vërtetë. Edhe nëse dikush tjetër më trajton njejtë, s’ka rëndësi, sepse unë të pëlqej ty.

3. Këmbëngulja është gjithçka . E dini çka po mendoj …

4. Parandjenja është shumë e rëndësishme.

5. Ne jemi emocionale sepse e dijmë që mund të bëhemi dhe se na lejohet.

6. Është e sikletshme kur mashkulli kujdeset gjithmonë për ne. Na pëlqen të jemi të pavarura, të paguajmë fatura tona.

7. Na pëlqen kur na dërgoni mesazhe ditë e natë. Nëse je mashkulli i duhur, asgjë që bën nuk mund të jetë e gabuar.

8. Femrat e luajnë lojën më mirë se ju.

9. Nuk na pengon kur meshkujt sillen si fëmijë, përderisa janë fëmijë argëtues .

10.Nëse diçka ju shqetëson lidhur me ne, na tregoni – gjithçka varet nga komunikimi .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here