Modelja shqiptare, Anxhela Martini do të largohet për pak ditë nga Amerika për një vizitë në Shqipëri.

Ajo do të jetë e ftuar speciale në në sfilatën e katër stilistëve Mirela Nurçe, Ema Savahl, e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, stilistja nga Kosova, Krenare Rugova dhe stilistja në Turqi, Fevziye Çamer.

Koleksionet e reja të stilistëve do të paraqiten në festën “Tirana Art Day”, aktivitet ky që do të zgjas tre ditë nga data 4 deri në 6 tetor dhe që organizohet nga Bashkia e Tiranës.

Përveçse një modele e njohur, e cila ka pozuar dhe sfiluar për emra të njohur të modës, Anxhela Martini në muajin korrik ka lançuar edhe linjën e saj të veshjeve, duke u kthyer në këtë mënyrë edhe një stiliste të suksesshme. Kohët e fundit Martini ka realizuar edhe një set fotografik me fotografin e mirënjohur shqiptar Fadil Berisha, ku ajo shfaqet nudo dhe nxjerr në pah format e saj trupore.

E pak më parë ajo ka publikuar edhe një foto tjetër të realizuar nga mjeshtri Fadil Berisha nën përshkrimin, “Jam vajzë e mirë dhe asnjëherë nuk do të ndryshoj”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here