Anxhela Martini është një nga modelet më të kërkuara të momentit. Rruga e saj e modelimit dhe fotomodelimit ka nisur mirë, me shumë vrull dhe ambicie. Ajo ka realizuar linjën e saj personale të veshjeve të brendshme dhe është pjesëmarrëse në disa kalendarë të suksesshëm.

Për të ky është vetëm fillimi pasi ajo ëndërron të bëjë më shumë, sidomos në lidhje me botën femërore, veshjet, kozmetikën apo produktet.

Ndërsa edhe pse konsideron si të suksesshëm vitin 2011, bukuroshja thotë se ende nuk e ka arritur atë që dëshiron.

“Ende nuk e kam arritur atë që dua. Unë jam shumë ambicioze dhe për mua çdo ditë vijnë gjëra të reja. Unë e pëlqej punën dhe, edhe sikur të më falin para e pasuri unë nuk do të hiqja dorë nga puna, pasi e dashuroj atë. Unë sërish do të punoja. Unë kam qejf të punoj dhe pastaj të shoh rezultatin e asaj që kam bërë. Kur punoj, nuk lodhem asnjëherë. Dhe janë të tjerët që më thonë mjaft për sot, pasi unë nuk do të ndalja edhe kur mbaron dita e nata, 24 orë pa pushim punoj dhe nuk lodhem”, ka deklaruar ajo në një intervistë për revistën Shqip.

Ndërkohë, Anxhela Martini, e cila ka qenë padyshim personazhi më i përfolur dhe i komentuar i vitit të kaluar ndër shqiptarë, deklaron se nuk është ende e gatshme të dashurojë.

“Media thotë që unë jam e dashuruar me çdo njeri që është në krah me mua, me gjithë botën, e vërteta është se nuk jam e dashuruar me askënd”, ka thënë modelja duke komentuar spekulimet që i janë bërë rreth lidhjeve të saj me miliarderin Donald Trump, këngëtarin Craig David e shumë të tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here