Modelja joshëse Anxhela Martini, e shpallur “Miss Univers” në Shqipëri vitin e kaluar, u shfaq dje në “Kourtney &Kim Take Neë York”, një serial televiz që transmetohet në SHBA dhe Kanada që prej 23 janarit të këtij viti.

Në këtë serial luajn Kim Kardashian dhe motra e saj. Seriali shfaqet në rrjetin “E!” dhe në njoftimin për shtyp thuhet se publiku ka ndikuar që kompania të plotësojë nevojat e saj duke përfshirë edhe Anxhela Martinin.

Modelja kohët e fundit ka ndërtuar kompaninë e saj të quajtur “The Martini Corporation”, duke përmbushur ëndrrën e saj të krijimit të koleksionit të të brendshmëve.

Në njoftimin thuhet gjithashtu se “Martini, e zgjedhur si “Miss Univers”-i në Shqipëri, mban rekordin e vlerësimit më të madh të konkursve në histori.

Ajo gjithashtu është renditur e 6-ta në konkursin “Miss Universi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës” dhe kohët e fundit është renditur në listën e 100 njerëzve më me ndikim në Zvicër”. Një nga rastet kur modelja mbahet shumë mend është prezantimi i saj në një aktivitet me një fustan të hapur, pa të brendshme, ku gjithkush pa gjithçka…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here