Paralajmërimet se supermodelja Angela Martini, njëherazi vajza që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, do të lançojë linjën e saj në bikini, i keni lexuar edhe në “Panorama plus” në një intervistë të sjellë në shqip, që Angela e kishte dhënë për një revistë turke.

Dhe ja, nuk kaloi shumë kohë dhe mësojmë se ajo ka përfunduar xhirimet dhe reklamat për linjën e saj. Bukuroshja që nuk e ka problem të zhvishet, e herë pas here ia kemi parë edhe pjesët intime sepse ia kërkon profesioni, gjithmonë e bën nxehtë edhe kur është shumë ftohtë.

Suksesi i linjës pa dyshim do të jetë i madh, duke pasur parasysh publicitetin e madh që bëri imazhi i saj nëpër shumë media botërore, pas daljes pa të brendshme në një event të madh… pastaj lidhjet dhe shoqëritë e njëpasnjëshme me personalitete të njohura të botës, kanë bërë efektin e tyre për më shumë popullaritet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here