Anulohet fejesa e vajzës së Erdoganit për shkak të babait të dhëndritCeremonia e fejesës së Sumeyye Erdogan, të bijës së Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe Selçuk Bayraktar, është anuluar pasi babai i dhëndrit kishte probleme me zemër, vetëm disa orë para ceremonisë luksoze në Stamboll.

Ozdemir Bayraktar, pronar i ‘Baykar Makine’ kishte probleme shëndetësore dhe u shtrua në spital, ka njoftuar mediat njëri nga djemtë e tij. Në spital për vizitë ka shkuar edhe Presidenti Erdogan.

Për vendimin e martesës së Sumeyye Erdogan, kishin njoftuar mediat turke në fillim të kësaj jave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here