Antonio Banderas kurohet pas sulmit në zemërYlli spanjoll i kinematografisë Antonio Banderas ka thënë është duke u shëruar pas sulmit në zemër të cilin e kishte pësuar në janar.

Banderas (56) ka deklaruar për mediat spanjolle se kishte pësuar sulm në zemër më 26 janar, por nuk ishte serioze dhe nuk kishte lënë pasoja.

Ai ka thënë se gjatë intervenimit i janë instaluar tre stenda, duke shtuar se “nuk ishte aq dramatike siç shkruajnë disa”.

Vizita e Banderas në një klinikë zvicerane ka nxitur spekulimet në lidhje me shëndetin e yllit të filmit, të njohur për rolet e tij në filmat “Maska e Zorros”, “Desperado”, “Philadelphia” dhe në filmat e animuar “Macja në çizme”.

Aktori ka folur para gazetarëve të shtunën në festivalin e filmit në qytetin e tij të lindjes Malaga në jug të Spanjës, ku mori çmimin për arritje jetësore në karrierën e aktorit, regjisorit dhe producentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here