Marc Anthony, babai i dy fëmijevë të Jennifer Lopez, refuzoi të xhironte një skenë për programin e përbashkët të talenteve latinë, pas një sherri të madh mbi të dashurin 24-vjeçar të këngëtares. 

Ish-bashkëshortët ishin të pranishëm në Puerto Riko në fund të nëntorit, për të vazhduar xhirimet e programit që ka mbetur në transmetim, pavarësisht divorcit të tyre disa vite më parë.

Megjithatë, në serinë e fundit, të xhiruar një javë më parë, Lopez ishte e vetme në disa vende të Amerikës së Jugut, në kërkim të talenteve të saj. Pas disa ditëve në Peru, balerini Casper Smart iu bashkua në Kili për të kërcyer.

Një njohës i jetës private të Lopez, dëshmoi për një revistë amerikane: “Marrëdhënia midis Anthony dhe J.Lo ka qenë shumë e tensionuar së fundmi dhe prandaj nuk po punojnë më bashkë. Ai nuk mund të pranojë intimitetin që Lopez i lejon të ketë me fëmijët e tyre”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here