Marc Anthony dhe Chloe GreenVetëm disa javë pasi filluan të bashkëjetonin në SHBA, Marc Anthony dhe Chloe Green i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Burime pranë çiftit kanë thënë se ata e kishin marrë shumë seriozisht lidhjen, mirëpo ajo nuk ka funksionuar.

Vendimin për ndarje thuhet ta ketë marrë këngëtari, i cili në të kaluarën ka qenë i martuar me Jennifer Lopez, me të cilën ka dy fëmijë. Ai po ashtu ka një fëmijë nga lidhja me Debbie Rosado dhe dy të tjera nga romanca me Dayanara Torres.

Ndërkaq, trashëgimtarja e ‘Topshop’, në të kaluarën ka qenë në lidhje me futbollistët Djibril Cisse dhe Jermain Defoe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here