Edhe pse këngëtarja Annie Lennox, pas dy martesave të dështuara, tha se kurrë nuk do të dalë më para altarit, megjithatë edhe një herë tha “Po”.

Lennox dhe gjinekologu Mitch Besser u martuan në Londër edhe atë në një varkë mbi lumin Temza. Midis 150 miqve të ngushtë dhe familjes ishin edhe fituesi i Oscarit, Colin Firth, dhe komediania amerikane, Ruby Wax, transmeton “HELLO! Daily News”.

Ish-këngëtarja e bendit “Eurythmics” me bashkëshortin e sapomartuar u takuan në vitin 2009, kur edhe ajo u përfshi në organizatën e tij për bamirësi “Mothers2Mothers”, e cila ndihmon fëmijët dhe nënat kryefamiljare që janë të prekura nga virusi AIDS.

Besser atëkohë ishte nën kurorë nga e cila  ka dy djem. Pasi që ka parë fotot duke e mbajtur për dore këngëtaren, bashkëshortja e Besserit, Debra Jackson, me të cilën ishte i martuar për 28 vjet, ka paraqitur kërkesën për shkurorëzim.

Lennox, 57-vjeçe, ishte e kurorëzuar që nga viti 1984-1985 me gjermanin Radha Raman. Pastaj, në vitin 1988 u martua me producentin izraelit të filmave, Uri Fruchtmann, me të cilin ka dy fëmijë. Pas 12 vjet bashkëshortësie ajo qe divorcuar nga burri i dytë ne vitin

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here