Anne Hathaway Anne Hathaway ka treguar barkun e saj të shtatzanisë teksa është fotografuar pranë dyqanevë të Eres në Beverly Hills.Duke mbajtur dy çanta shopping-u në dorë aktorja 33 vjeçare është shfaqur e veshur me triko të gjatë ngjyrë bezhë dhe atlete të bardha.

Fituesja e çmimit Oskar dukej mëse në formë ditën e martë.
“Anne po ndjehet vërtetë e shëndetshme. Ajo po kujdeset për veten dhe po përpiqet të qëndrojë në formë gjatë shtatëzanisë së saj” – është shprehur një burim për E! News javën e kaluar.

Për Hathaway dhe bashkëshortin e saj prej tre vitesh Adam Shulman ky do të jetë fëmija i tyre i parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here