Anne Hathaway pozoi kohë më parë për revistën “GQ” dhe e dëshmoi se deri dje aktorja “e virgjër” e filmave të “Disney-t”, është shndërruar në seks-bombë të vërtetë.

Aktorja e mahnitshme e hapi zemrën për këtë revistë dhe e zbuloi sekretin e puthjeve filmike, dhe e pranoi se puthja pasionante filmike, e cila i lë pa frymë shikuesit, ende nuk është ana e saj më e fortë.

“Puthja në film është plotësisht përvojë tjetër. Duhet të jesh Angelina Jolie që këtë mirë ta bësh dhe pastaj të dukesh bukur. Nuk e di a e keni vërejtur, por unë aspak nuk përngjaj me Angelina-n”, deklaroi aktorja 28-vjeçare dhe shtoi se do të dëshironte që këtë ta bënte si ajo. Anne vendosi me këtë rast të zbulojë edhe fshehtësinë e “puthjes së bukur filmike”.

“Duhet gojën ta lini paksa të hapur, përndryshe ju do të merrni në puthje ‘të lëngshme’”, sqaroi Hathaway, dhe shtoi se puthjet gjatë të realizimit të filmit mund të jenë argëtuese sidomos nëse jeni të lirë.

“Nëse të dy jeni të lirë, pra nuk keni të dashur, dhe mirë përshtateni, natyrisht që puthja në film do të jetë argëtuese. Por, nuk duhet të lëshoheni tërësisht, së paku unë nuk mundem”, sqaroi aktorja e bukur, e cila deri më tani ka realizuar disa hit-filme.

Megjithatë, njëra nga koleget e saj të filmit nuk ka këso probleme. “Jennifer Garner, e, ajo vajzë di të puthet për mrekulli”, ia zbuloi gazetarëve Anne Hathaway.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here