Anne Hathaway beson në dashurinë në shikim të parë. Aktorja e bukur, e cila është në lidhje me aktorin Adam Shulman tashmë tre vite, mendon se do të ishte turp nëse njerëzit mendojnë se është e pamundur që të dashurohesh që në takimin e parë.
Kur është pyetur nëse beson në dashurinë në shikim të parë, ajo është përgjigjur: “Pse jo? Mendoj se është gjë e mirë të besosh dhe mendoj se do të ishte turp nëse nuk e bëjmë këtë, sepse do të ishte shumë më pak argëtuese”.
Edhe pse kishte menduar të rri një kohë e vetme pas ndarjes nga ish i dashuri Raffaello Follieri në vitin 2008, ajo thotë se nuk kishte mundur t’i rezistojë Adamit.