Anne Hathaway Pas shumë ditëve në heshtje, më në fund aktorja e famshme Anne Hathaway ka bërë publik lajmin se ajo ka sjellë në jetë një djalë.

Ajo ka lindur më 24 mars, por se bashku me bashkëshortin Adam Schulman e kanë bërë lajmin publik vetëm gjatë ditës së enjte.

Ylli i “Princess Diaries” tashmë është nëna e një djali të shëndetshëm. Çifti ka zgjedhur një emër tepër tradicional për fëmijën e tyre të parë, duke e quajtur atë Jonathan Rosebanks Shulman.

33-vjeçarja dhe Schulman janë martuar në një ceremoni në shtator 2012, ndërkohë që ishin në një lidhje që prej vitit 2008.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here