Anna Kurnikova është shprehur për revistën ‘Woman’s Health’ se martesa mes saj dhe këngëtarit Enrique Iglesias është shumë larg për momentin.

“Martesa nuk është e rëndësishme për mua. Unë kam një marrëdhënie të lumtur dhe kjo është më e rëndësishmja”, shprehet bukuroshja ruse, transmeton TCH.

Por, nga ana tjetër, ish-tenistja deklaron se është e paduruar për të patur fëmijë: “Dua të kem fëmijë patjetër, të mitë apo të adoptuar. Më pëlqen shumë të kujdesem për ta.”

Kurnikova ka dhjetë vjet që është e lidhur me këngëtarin e famshëm spanjoll Enrique Iglesias, i cili ka thënë të njëjtat gjëra në një intervistë për një emision televiziv në muajin shtator.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here