Anna Kournikova është parë duke u qetësuar në një jaht në Miami së bashku me të dashurin e saj, këngëtarin Enrique Iglesias. Deri këtu nuk ka asgjë për tu çuditur.

Ajo që bënte përshtypje ishte barku i rrumbullakosur i ish-tenistes, e konsideruar si një nga sportistet më të bukura në botë. Shtimi i peshës në pjesën e barkut do të shtojë gjithashtu zërat se çifti i famshëm po pret një fëmijë.

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova gjithmnë kanë qenë shumë të mbyllur përsa i përket jetë së tyre private dhe pritet që të mos konfirmojnë ende lajmin se rusja po pret (ose jo) një fëmijë.

Kournikova dhe Iglesias janë bashkë që prej 10 vitesh tashmë dhe gjithmonë janë shprehur se lidhja e tyre është e fortë edhe pse nuk kanë plane martese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here