Kjo pyetje ka filluar të bëhet gjithnjë e më tepër ndërsa Vladimir Putin përgatitet të marrë sërish presidencën. Misteri i zhdukjes së saj rritet më shumë ndërsa gjithnjë e më tepër flitet për lidhjet jashtëmartesore të njeriut më të forte të Rusisë.

Një nga arsyet pse ish- stjuardesa e Aeroflot nuk shihet më në publik janë thashethemet se Putin ka një lidhje pasionante me spiunen Anna Chapman e cila u arrestua në vitin 2010 në SHBA për spiunazh dhe tashmë e kthyer në një modele të brendshme.

Disa të tjerë thonë se Putin ka akoma të dashur medalisten olimpike Alina Kabayeva, me të cilën dyshohet se ka edhe një fëmijë.

Putin dhe Lyudmila-n janë martuar në vitin 1983 dhe hera e fundit që kanë dalë bashkë para mediave ka qenë viti 2010 kur u përfol për një shkurorëzim të mundshëm, për të treguar se zërat nuk janë të vërtetë. Për analistët Putin, njësoj si liderët e tjerë rus, po e mban gruan larg syve të publikut. Sipas disa mediave ai e ka dërguar 54-vjeçaren në një shtëpi pranë manastirit të vjetër Yelizarov pranë kufirit me Estoninë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here