Ajo është një nga këngëtaret më seksi të skenës shqiptare.

Nuk është shumë aktive në muzikë kohëve të fundit, pasi realizon më rrallë projekte muzikore.

Prej kur është bërë nënë, Anjeza Branka realizoi klipin e këngës ‘’Ani ani’’, në të cilin u shfaq në forma shumë të mira trupore, madje me linja edhe më seksi. Këngëtarja Branka tregon se mban linjat, pasi kujdeset shumë për trupin e saj.

‘’Vetëm me vullnet, palestër, pastaj trupin e leëkurën. Nuk di çfarë të them mbase gjenetike, konsumoj shumë ujin dhe frutat, mollët, pas larjes lyej trupin gjithmonë me krem, me pak fjalë kujdesem shumë’’, tregon Anjeza, e cila këtë vit mbush njëzet e pesë. Këto ditë në profilin e saj këngëtarja e njohur ka hedhur disa imazhe në bikini, të cilat të linin pa frymë teksa shihje trupin e saj.

Kurioziteti ynë ishte se si edhe pas lindjes Anjeza ka arritur të ketë format më perfekte të trupit. E sa u përket planeve në muzikë, këngëtarja së shpejti pritet të shfaqet me një tjetër projekt muzikor, të cilin do e punojë në studion e Stines. ‘’Së shpejti me një këngë të re të realizuar nga Stine, titulli ‘’Të kam xhan’’, me një klip super veror, sport e me koreografi’’, përfundon Anjeza. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here