Pritej nga Anjeza që shtatori të sillte të reja, pas vazhdës së koncerteve të verës të cilat ende nuk kanë përfunduar, edhe pse stina kaloi.

Këngëtarja konfirmon se sapo ka regjistruar këngën e saj më të re, të cilën për publikun momentalisht po e lë surprizë. Ajo që thekson është se kënga nuk do të jetë pjesë e Festivalit të 50, të Këngës në RTSH.

Titulli është vendosur por ende nuk bëhet publik. Sipas saj kënga do të ketë ritëm dhe vjen në nisje të një sezoni të ngjeshur artistik.

Kujtojmë që kjo këngë, vjen jo shumë kohë pas suksesit të Anjezës në bashkëpunim me Dren Abazin dhe Zig Zag Orkestra, me hitin, ‘Ti dhe Unë’. (m.a/Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here