Anjeza Shahini në darkën e Mbretëreshës së Britanisë Në darkën më të madhe dhe më me shkëlqim të vitit që mbahet në Buckingham Palace nga Mbretëresha Elizabet II, ka qenë e pranishme edhe Anjeza Shahini.

Këngëtarja shqiptare në këtë darkë prestigjioze u shoqërua nga bashkëshorti i saj, diplomati Paul Edward Connolly, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku ka bërë të ditur këngëtarja, e cila ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej mjaft e lumtur në krah të burrit të saj.

Por, nuk dihet nëse Anjeza ka pasur mundësi të takoi Mbretëreshën Elizabeta II, apo ndonjë pjesëtar të familjes mbretërore, të tillë, si Princi William apo Dukesha, Kate Midlleton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here