Një jave pas fillimit te Dancig With the Stars edicioni i trete, Anjeza Maja dhe Dren Abazi u bene mbrëmjen e te enjtes personazhet e pare VIP qe lanë garën e ethshme!  

Kombinimi i pikëve te jurisë dhe publikut, penalizoi kështu çiftet qe ndodheshin ne fund te një renditjeje, e cila erdhi si rezultat pas garës se 14 personazheve VIP, ne gjini te ndryshme te kërcimit.

Ne këtë puntate te dyte te Dancing Albania 3, prodhim i suksesshëm i Tring Dixhital e Vizion Plus, personazhet publike performuan te ndare ne femra dhe meshkuj. Mambo, Vals, Rumba, Paso Doble apo Tango ishin disa nga disiplinat qe sollën emocione, batuta por edhe zhgënjim për disa prej VIP-ave garues.

Me herët mbrëmja u çel me një performance fantastike te aktorit te njohur kosovar, Enver Petrovci, si fitues i edicionit te dyte te Dancing With the Stars Albania dhe ish partneres se tij, balerinës profesioniste Lori. Tashme qe ethet e skualifikimeve kane nisur, yjeve iu duhet me shume pune e prova. Vizion Plus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here