Anjeza feston ditelindjen dhe promovon albumin e riAnjeza me rastin e ditëlindjes së 26-të dhe realizimit të klipit të ri “Metropol” ka organizuar nje feste. Anjeza shfaqur me një veshje “sirenë” ka performuar dhe ka pritur miqtë e saj këngëtarë të njohur, si; Frederik Ndoci, Rozana Radi, Aleksandër Gjoka, Noizy,Ervin Bushati, Ingrid Gjoni,të tjerë miq si Poli, Noçja, Jonida,Marin Meksi, Paloma.

Në darkën e organizuar ishte e pranishme dhe motra e saj më e madhe Alda, e cila është parukierja dhe grimierja personale e Anjezës.

Disa prej artistëve Anjeza i ka bashkëpunëtorë, ndërsa ka pohuar se tani e tutje do të dalë e vetme në klipe.

Anjeza u shfaq në këtë party shumë në formë, ndërkohë që s’ka pak kohë që ka deklaruar për “Panorama Plus” ndarjen nga djali me të cilin bashkëjetonte, bashkëjetesë nga e cila kanë një djalë.

Këngëtarja e ka kaluar gjithë verën me koncerte në bregdet dhe jashtë vendit, po ashtu dhe me pushime të rralla. Gjatë intervistës për gazetën, ku fliste për herë të parë për ndarjen, ajo e konsideroi bashkëjetesën e saj si një kohë të humbur për karrierën artistike, ndërkohë që tani e tutje do i përkushtohet në maksimum këngës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here