Anjeza Shahini dhe Dren Abazi sapo kanë përfunduar videoklipin e këngës ‘Ti dhe unë’.
“Ti dhe unë” ishte kënga me të cilën dueti në fjalë u paraqiten në edicionin e 8-të të Top Fest, duke i dhënë këtij festivali një këngë të freskët e cila u mirëprit nga publiku.
Kjo këngë e ka kurorëzuar këtë duet me çmimin ‘Interpretuesi më i mirë’ në edicionin e 8-të të Top Fest-it.
Videoklipi i këngës tashmë është në fazën përfundimtare dhe së shpejti do të transmetohet në televizionet shqiptare. Siç kishte konfirmuar edhe vetë Dreni më herët, “videoklipi i është besuar kompanisë ‘Pinkmoon’”.