Gjithmonë ka rënë në sy për linjat e saj të tonifikuara, pasi Anjeza Branka ka shumë vullnet për t’u stërvitur në palestër.

Dhe pas një mungese në ekran, ja ku vjen me një hit veror të titulluar “Të kam xhan”, realizuar në studion e Stines, një dedikim i bukur për dashurinë. “Kam punuar me pasion për këngën time të re, që përcjell energji pozitive te të gjithë fansat e mi. Titullohet “Të kam xhan” dhe vjen me një klip të xhiruar në Maqedoni nga Aleksandër.

Transmetimi i klipit do të fillojë në kanalet muzikore këto ditë dhe do të jetë një surprizë e vërtetë”, thotë Anjeza. Më tej ajo pohon se “kjo këngë do të bëhet hit vere, pasi me vargjet dhe muzikën sjell nota të gëzueshme dhe optimiste për të gjithë ne, ashtu siç është stina e verës.

U dedikohet të gjithë të dashuruarve që e kanë gjetur gjysmën që i plotëson dhe ndihen vërtet të lumtur dhe të qetë me njëri-tjetrin”, tregon këngëtarja.

Transmetimi i këtij klipi paraprihet nga disa foto të këngëtares, që po i publikojmë për herë të parë, ku ajo shfaqet ekstravagante si gjithmonë. Klipi i fundit i Anjeza Brankës titullohej ‘’Ani ani’’, ku shfaqej po ashtu në formë dhe sexy.

Ajo ka pohuar se për linjat e saj të bukura kujdeset me përpikëri, edhe pse i ka dhe gjenetike. Ajo konsumon ujin dhe frutat, si dhe nuk e lë asnjëherë pas dore palestrën, apo notin tani. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here