Anjeza Branka preferon të kalojë plot 12 orë në krevatGjumashe apo e dashuruar me kreva tin? Anjeza Branka i ka të dyja, këngëtarja preferon të kalojë plot 12 orë në krevat, madje orari i zakonshëm kur bën zgjimin është ora 2 e pasdites.

Ndër zakonet e saj të paevitueshme në krevat… ajo nuk e mohon se i pëlqen që mëngjesin ta hajë e mbuluar me jorgan teksa ja sjellin atë të gatshëm, por gjëja e fundit që bën para se të shtrihet është të kalojë orë të tëra duke parë televizor, duke e zënë gjumi me pultin e televizorit në dorë.

Prej pak kohësh e ndarë nga i fejuari i saj, ajo nuk e mohon se fle duke shtrënguar jastëkun, por nëse do të ishte me dikë tjetër, nuk do të toleronte t’i kthenin shpinën, edhe pse këtë zakon e ka vetë ajo, pasi si tip romantike që është i pëlqen tej mase që ta shtrëngojnë fort…!

Sa kohë kalon zakonisht në krevat?Më pëlqen jashtë mase, zakonisht deri në 12 orë rri në krevat, zakonisht zgjohem nga ora 2 pasdite.Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?Kjo varet, por të them të vërtetën preferoj shumë që të rri në krevat, pasi më pëlqen shumë gjumi.

Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo… ?Ka raste që kam ftohtë dhe fle me pizhama, por në mëngjes e gjej veten të zhveshur fare ngaqë kam vapë.Cfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?Më shumë shoh televizor, por më pëlqen që në mëngjes ta ha mëngjesin në shtrat.Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?Është një vend relaksi ku qetësohem dhe nuk do ta ndërroja me asnjë gjë tjetër në botë.

Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?Unë fle si bebe, por preferoj të gjitha pozicionet, barkas apo në kurriz, varet sesi jam në ato momente kur më zë gjumi.Po kur je më të dashurin?Qëndrojmë ngjitur me njëri-tjetrin, pasi jam nga natyra romantike.Të qëllon kur je me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?Biseda të zakonshme, kjo varet nga tema.

Preferon të mbulohesh shumë apo pak?Preferoj të mbulohem kur kam ftohtë, kurse në periudha të tjera gjithmonë dua të ndihem e çlirshme.A flet në telefon, bën thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?Zakonisht flas në krevat gjatë mëngjesit. Sapo zgjohem, gjëja e parë që bëj është të hap celularin dhe filloj të flas me ata që më kanë marrë në telefon, pasi e dinë që zgjohem pas orës 2.

A të pëlqen të luash me jastëkë, çfarë lojërash bën zakonisht?Zakonisht vetëm fle në krevat ose mund të shoh televizor, por nuk bëj asgjë tjetër.A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?Po, zgjohem shpesh, më ndodh që të ngrihem, të hap frigoriferin dhe të ha kur më merr uria, ose të pi ujë kur kam etje.

Çfarë urren më shumë në shtrat, kur je me dikë tjetër?Urrej më shumë kur dikush gërhet dhe jam gati ta nxjerr jashtë, por nuk më pëlqen edhe kur më marrin jorganin.Kur je vetëm, të ka ndodhur të zgjohesh duke shtrënguar jastëkun?Kohët e fundit kjo është mënyra më e preferuar, duke shtrënguar jastëkun bie në gjumë dhe zgjohem në mëngjes.

Si do të ndiheshe nëse i dashuri të kthen kurrizin?Shpesh këtë gjë e bëj unë, pasi preferoj t’i kthej kurrizin dhe më pëlqen kur më shtrëngon fort, por nuk do ta lejoja ta bënte dikush tjetër këtë gjë.Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe të prek, si do të reagoje?Nuk do ta pranoja. Maksimumi që shoqet e mia kanë bërë me mua në krevat ka qenë masazhi, por vetëm kaq, aspak më shumë.Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?Shkoj dhe hap televizorin, më pas laj fytyrën dhe dhëmbët.

Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?Hap sërish televizorin, bëj pastrimet e zakonshme dhe shkoj te frigoriferi.Çfarë nuk të pëlqen kur je duke udhëtuar dhe fle në ndonjë hotel?Sado të mirë qofshin hotelet, nuk më pëlqen shtrati, pasi asnjë prej tyre nuk është aq i mirë sa krevati që kam në shtëpinë time.
Të ka ndodhur të zgjohesh në shtratin e dikujt e të thuash: Ç’dreqin dua këtu?

Jo, kurrë.Ku preferon të flesh përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Kur kam qenë e vogël kisha shumë dëshirë të flija në një krevat me prindërit dhe hyja mes tyre. Tani fle më shumë kohë në divan. Aty më zë shpesh gjumi duke parë televizor deri në mëngjes. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here