Këngëtaren Anjeza Branka nuk do ta shohim më si bionde dhe me flokë kaçurrelë, pasi ajo ka ndryshuar look dhe është kthyer në një brune të theksuar. Nëse dikur kemi pasur rastin ta shohim Anjezën si një bionde seksi teksa tregon eksgtravagancën e saj nëpër klipe dhe me linja perfekte pas lindjes së djalit, tashmë ajo do të na befasojë me një tjetër look, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve në ngjyrë kafe.

Nuk dihet nëse ky ndryshim i këngëtares është thjesht spontan apo për ndonjë projekt të ri, pasi që nga klipi i fundit ”Të kam xhan” të cilin e ka edituar para disa muajve, nga ajo nuk kemi dëgjuar ndonjë këngë të re, madje nuk është shumë aktive në muzikë. Ndoshta përkujdesja ndaj djalit ka bërë që Anjeza të tërhiqet nga muzika për një kohë, por herë pas here duke sjellë të paktën ndonjë këngë për fansat dhe për të mos u harruar nga publiku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here