Anjeza Branka ka prezantuar këto ditë këngën e saj të re “Ani Ani”. Një këngë ku si fabul ka protestën e një femre që nuk do të ndihet e nënshtruar nga i dashuri, por vajza rebelohet dhe ia kthen me të njëjtën monedhë të dashurit duke iu përkushtuar dëshirave të saj.

Klipi përshkruan idenë e këngëtares ku ajo në fillim shfaqet si kamioniste dhe më tej hipën mbi kamion ku heq dhe uniformën e punës për t’u shfaqur vetëm me të brendshme. Më tej klipi zhvillohet në një jaht ku këngëtarja si protagonist ka zgjedhur pikërisht të dashurin e saj.

“Ideja për të zgjedhur të dashurin erdhi spontane, pasi më duhej një mashkull, dhe me kë më mirë se me atë mund t’i xhiroja ato skena ku më duhet të përkëdhelesha apo edhe të puthesha”, tregon Branka.

Ndërsa për sa i përket ngjashmërisë në fabul, ajo është shumë larg marrëdhënies së këngëtares, sipas saj dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me të. Branka, e cila është edhe nënë, pasi ka një djalë shfaqet në formë shumë të mirë trupore, ndërsa në fotot që ju sjellim duket vërtetë seksi! (bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here