Një vit më parë u zbulua lidhja e këngëtares Anjeza Branka me  djalin me emrin Landi, që më vonë u tha se ishte menaxheri i saj. Edhe pse për natyrën e veçantë që ka është komentuar si vajza kundër martesës, në fakt ka rezultuar e kundërta.

Anjeza bashkëjeton me menaxherin e saj, madje ata kanë bërë një martesë familjare sekrete, por pa ceremoni. Ndërkohë që për festat e fundvitit ata kanë menduar që si çift të festojnë dhe të bëjnë muaj mjalti, ndërsa do të udhëtojnë këto ditë drejt Dubait.

Anjeza është shfaqur së fundi në klipin “Je in”, ku bëri përshtypje ekstravaganca e saj ndërsa udhëtonte me motor. Për gati një vit ajo vendosi të qëndronte larg syve të medias, duke udhëtuar me koncerte jashtë vendit.

Lidhja e saj me menaxherin u zbulua gati një vit më parë, fillimisht në disa dalje në lokalet e natës, dhe pastaj me disa foto në plazhin e Jugut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here