Anita uron të birin: ”Edhe këtë ditëlindje jemi vet…”Djali i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, sot feston ditëlindjen e tij, por këtë ditëlindje po e feston pa praninë e babait të tij.

Por meqenëse nuk e ka babain afër as sot sikur atëherë kur lindi e kur mbushi një vjet, Anita me plot emocion ka ndarë disa fjalë të cilat e dëshmojnë se është një grua e fortë, shkruan GazetaBlic.com

”Trim edhe në këtë ditëlindje jemi vet, njësoj si atëhere kur linde, atëhere kur mbushe një vjeç e si edhe sot!!!! Historia po na përshtatet shpesh por ne do t’i dalim zot historisë!!! Të dua pafundësisht, të kam yll, drite, zemer e shpirt! Gëzuar Ditëlindjen jeta jem!!!”, jan fjalët e Anita Muçaj- Haradinajt.

Ndryshe bashkëshorti i saj Ramushi është duke qëndruar në Francë, pasi që është ndaluar aty bazuarë në një fletëarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here