E gjithë bota ime është rrëzuar sot, shpresat për drejtësi janë zbehur, sepse burgimi i dytë i Ramushit nuk ka asnjë bazë\”.

Anita Haradinaj flet me zë të dridhur. Është e shqetësuar, e zhgënjyer nga vendimi që u shqiptua dje nga gjykatësit e Apelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të rikthyer sërish gjyqin ndaj bashkëshortit të saj. Gazeta Shqiptare sjell sot intervistën ekskluzive të bashkëshortes së Haradinajt.

Anita, e martuar në vitin 2003 me liderin e dikurshëm të UÇK-së, e ka shoqëruar atë gjatë gjithë seancave gjyqësore në Hagë, deri dy vjet më parë kur Haradinaj u lirua nga akuzat.

Dje në Prishtinë, ajo nuk dinte më ç\’t\’i thoshte djalit Gjin dhe vajzës Hana, që babanë e tyre e kanë pasur më shumë larg sesa afër në vitet e para të jetës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here