Anita ka thënë se Ramushi nuk e toleron tradhtinë, në kuptimin që nuk i toleron njerëzit që nuk e mbajnë fjalën.

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar së fundi në një intervistë për “Prive”, ku zbuloi diçka rreth Ramushit, shkruan lajmi.net.Në një moment, moderatorja teksa tregonte të pathëna rreth saj, ajo tregoi edhe se çfarë nuk toleron kryeministri.

“Ramushi nuk toleron tradhtinë dhe frikën, tradhtinë jo në aspektin e dashurisë ose raportit tim me Ramushin, por Ramushi si person njerëzit që nuk mbahen për fjale, nuk i do fare. Ramushi duke qenë shumë guximtar, patjetër që frika nuk ekziston te ai, dhe frika është një dobësi që nuk i lë njerëzit të ecin përpara, nuk i lë njerëzit të jenë kreativë dhe nuk i lë të shtyjnë qëllimet e veta përpara”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here