Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, është fytyrë shumë e njohur dhe e përfolur në mbarë Kosovën.

Ajo punon si moderatore e lajmeve në RTK, por gjithmonë gjendet në intervista në mediat e shkruara dhe televizive për shkak të sharmit dhe bukurisë që ka. Anita rrjedh nga një familje intelektualësh, artistësh të njohur.

Ajo është e bija e Mustafë Muçajt prezantues i njohur po ashtu në RTK, ndërsa është nënë e tre fëmijëve, dy djemve e një vajze. Ajo vjen në një intervistë të shkurtër 60-sekondëshe duke rrëfyer diçka intime nga jeta e saj. Thekson se në jetë do të ndryshonte vetëm rastin e Hagës!!

Si nuk do të donit të vdisni?

Në aksident trafiku.

Gjëja më pozitive e vetes tënde?

Njerëzia.

Historia juaj më e keqe e dashurisë?

Nuk kam!

Për çfarë nuk po mendon në këtë moment?

Për punë.

Kur keni qarë për herë të fundit?

Sot në mëngjes.

Çfarë do të kishit ndryshuar në jetën tuaj?

Hagën!

Prezantuesi më i mirë i lajmeve?

Babi.

Çfarë do donit të thonë për ty pas vdekjes?

Ka qenë njeri i mirë.

A besoni se një ditë do të bëheni kryetare e shtetit?

(Qesh) Gjithçka është e mundur.

Vesi yt më i keq?

Kafshimi i thonjve!

A keni bërë kirurgji plastike?

Jo.

A ndodh të të gabojnë njerëzit në rrugë?

Jo.

Çfarë nuk duron te vetja?

Kur reagoj shpejt.

Çfarë nuk di të bësh në shtëpi?

Rregullimin e tubave të ujit.

A jeni xheloze?

Deri në një masë të caktuar.

A do ta kishit falur tradhtinë?

No koment!

/MAPO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here