Anita MustafaBukuroshja nga Kosova, Anita Mustafa, është diskualifikuar këtë të dielë nga konkursi i bukurisë, Miss Zvicra 2013.
Mustafa, e cila jeton ne pjesen frankofone te Zvicrës, e ka cilësuar një vendim të papritur skualifikimin e saj.

Anita është ende e re dhe nuk ka arritur të përmbush pritshmëritë, është thënë në arsyetimin e jurisë së spektaklit, e cila është e përbërë nga Christa Rigozzi, Nadine Vinzens dhe Fiona Hefti.

Kjo ishte java e pare e spektaklit që transmetohet në televizionin Sat.1, dhe deri në finale për çdo javë do të organizohet nga një spektakël televiziv.

Garën për kurorën e Miss Zvicra, e vazhdojnë dy konkurrentet tjera shqiptare, Dorina Podrimja dhe Heidi Lushtaku.
Anita Mustafa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here