Jennifer Aniston është shtatzënë. Kushedi sa herë e keni dëgjuar dhe lexuar këtë thashetheme në vitet e fundit! Por kjo mund të jetë hera e duhur, sepse sipas “Star Magazine”,  Aniston nuk është thjesht shtatzënë me Justin Theroux, por duket se pret  edhe binjakë!

Miqtë e saj duhet të kenë pranuar se Jennifer prej kohësh mban larg alkoolin, teksa fqinjët duhet ta kenë shikuar disa herë të shtrirë në divan, duke ngrënë akullore.

Gjithashtu, dy mikeshat e saj, Sheryl Crow e Courtney Cox kanë deklaruar disa herë se së fundi Aniston kalon shumë më tepër kohë me fëmijët e tyre. Kështu, teorikisht të gjitha këto të dhëna duhet të flasin diçka.

Gjithmonë sipas “Star Magazine”, lajmërimi zyrtar i kësaj shtatzënie të veçantë mund të vijë në tremujorin e dytë të shtatzënisë, për arsye se Aniston është pak skaramantike, transmeton portali Editorial.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here