Jenn, sa i përket martesës së Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka qenë gjithmonë e përmbajtur me përgjigjet e saja, por duket se me kalimin e kohës “ia kanë lëshuar frenat”.

Angelina Jolie në filmin e ri hit “Maleficent” luan mbretëreshën e keqe, ku për shkak të rolit në kokë mbanë brirë. Jennifer Aniston duket se pikërisht për këta brirë e ka qerasur me fyerje, raporton revista amerikane “National Enquirer”.

‘Mirë po i rrinë brirët, gjithmonë ka qenë një ku**ë e zjarrtë,! ” thuhet të ketë thënë Jenn, madje e quajti edhe dreq të vërtetë.

Jennifer aktualisht është në lidhje me Justin Theroux, por nëse mund t’u besohet këtyre deklaratave, duket që aktorja 43-vjeçare nuk e ka marrë veten akoma nga ndarja prej Bradit.

Kujtojmë se muaj më parë mediat amerikane raportuan se Angie kishte pranuar ftesën e Jennifer Anistonit për të drekuar. Deri tek ideja për drekë erdhi pasi që ish e dashura e Bradit, i kishte dërguar atij dhe Angelinës lule me rastin e fejesës së tyre, ide jo e cila nuk u realizua kurrë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here