Aktorja Jennifer Aniston është në një marrëdhënie mjaft të mirë por kush do ti vinte faj nëse ajo do të kishte ca ndjenja jo të mira pas marrjes vesh të lajmit të zyrtarizmit të marrëdhënies së ish-bashkëshortit të saj me Angelina Jolie.

Mirëpo, aktorja e “Friends” thotë se ndjehet e kënaqur që mes Brad Pittit dhe Angelina Jolie po planifikohet një dasmë.

Aktorja 43 vjeçare është aq e kënaqur me të dashurin e saj Justin Theroux sa nuk e ka aspak problem edhe të marrë pjesë në dasmën e Pittit dhe Joliet. Një mik i saj tha për median se nuk do të ishte surprizë që Jennifer të jetë pjesë e dasmës së ish-bashkëshortit të saj, transmeton portali LF.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here