E pashpresë, e vetmuar dhe vetëm disa vite larg nga menopauza, Jennifer Aniston i ka kërkuar Gerard Butler të jetojë me të, bëjnë të ditur burime të afërta me aktoren.

Dyshja, të cilët u raportua se u ndanë në shtator pas një romance të shkurtër, kanë ringjallur lidhjen e tyre në janar, për të promovuar filmin e ri “The Bounty Hunter”. Dhe sipas revistës National Enquirer, Jen dëshiron që Gerard të zhvendoset dhe të jetojë në shtëpinë e saj në Beverly Hills.

“Gerard mezi e mbajti ngazëllimin e tij kur Jen i kërkoi atij të zhvendoset në shtëpinë e saj në Beverly Hills. Para se Jen të mbyllë gojën duke thënë ‘Eja jeto te unë’, Gerard tha ‘Po’. Atij i pëlqen të kalojë kohë me Jen dhe mendon se ata do t’ia kalojnë për mrekulli duke jetuar së bashku”, ka thënë burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here