Jennifer Aniston dhe Justin TherouxJennifer Aniston është e bindur se i fejuari i saj Justin Theroux po e shfrytëzon atë për famën e saj, për faktin se ai po e shtyn martesën e tyre.

Dyshja i kanë lënë në pritje planet për martesë dhe, sipas burimeve, kjo sepse Justin po thotë se ai është shumë i ngarkuar për të dalë para altarit.

“Planet për martesë të Jen dhe Justin janë ndaluar. Justin zotohet se ai e dashuron Jen, dhe ai do ta bëjë atë gruan e tij, vetëm jo për momentin. Por Jen nuk është e lumtur që po qëndron prapa karrierës së Justin”.

“Justin gjithmonë ka qenë i pasigurt për të mos qenit aq i suksesshëm ose i pasur sa Jen… andaj ka filluar të kërkojë projekte të profilit të lartë”.

“Justin mundohet t’i zbusë pasiguritë e Jen, por gjëja çfarë ajo dëshiron më shumë se gjithçka tjetër është të bëhet znj. Theroux sa më shpejt që mundet”, ka thënë burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here