Jennifer Anistonin ka vendosur që të adoptojë fëmijë. Sheryl, të rikujtojmë në vitin 2007 e ka adoptuar, sot trevjeçarin, Wyatt, dhe së fundi deklaroi se e ka adaptuar edhe një fëmijë tjetër, djalin e vogël, Levi Jamesin.

Siç shkruajnë tablloidet amerikane, pikërisht duke i falënderuar këtyre potezave, Jennifer Aniston e kuptoi se nëse Sheryl mund të rrisë fëmijë pa mashkull në jetën e saj, këtë mund ta bëjë edhe ajo.

Jen e sheh se si dhe sa Wyatt dhe Levi e bëjnë të lumtur Sheryln, dhe këtë edhe vet Sheryl ia kishte thënë: `Mos e prit mashkullin që të krijosh familje!`.

Aniston është tashmë duke biseduar me avokatët e saj për mundësinë e adoptimit. Paraja nuk është problem, por koha gjithsesi se është. Jen nuk dëshiron që të pres katër vjet të adaptojë një fëmijë, siç ishte rasti me Sandra Bullockun. Ajo shpreson se nuk do t’i nevojitet më shumë se sa një vit ta kryejë këtë veprim.

Sheryl e ka ftuar që të kalojnë disa kohë me të dhe me djemtë e saj, që të mund të mësohet me ndjenjën se si është të jetë me fëmijë të vegjël. Aniston këtë thirrje me siguri që do ta pranojë, pasi që mezi pret që vogëlushin Levi ta merr në duart e saj dhe ta shikojë se si është të jetë nënë”, tha një burim i panjohur, i afërt me aktoren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here