anila-lleshajNga e shumëpërfolura Angela Martini që bëri boom si një ndër modelet më seksi në Amerikë, ja tek vjen super sensuale Anila Lleshaj, duke bërë për vete superfuqinë tjetër, Kinën. Kur shoqet e thërrisnin me nofkën “seksi” dikur, Anilës i vinte për të qeshur, duke mos menduar kurrë që me po të njëjtin mbiemer do të cilësohej edhe në industrinë e modës në tregun ndërkombëtar pas disa vitesh. Pas firmosjes së kontratës 5-vjeçare me agjencinë ndëkombëtare BINDI MODEL MANAGEMENT, me një nga filialet në Shqipëri, Anila filloi menjëherë udhëtimet jashtë vendlindjes së saj. Pas sfilatash të shumta në qytete të ndryshme, katalogë firmash prestigjioze, kopertina dhe editoriale të publikuara nëpër revistat më në zë në Kinë, Anila së fundi paraqitet si një ndër femrat më sensuale dhe më të kërkuara në treg nga linja të ndryshme të brendshmesh. Pas disa muajsh eksperiencë jashtë Shqipërisë, Anila di të shprehë me një lirshmëri të lakmueshme si femrën klasike tradicionale, ashtu edhe femrën seksi intriguese. E cili mashkull do të refuzonte një femër, që di të jetë edhe akullore edhe çokollatë? Përpos famës dhe shoqërimit në rrjete sociale të larta që ka arritur, 22-vjeçarja deklaron se për momentin është e fokusuar vetëm në profesionin e saj. Pas joshjes së tregut aziatik, në verë do të prezantohet në atë europian duke filluar me Milanon. Dy shqiptare, dy superfuqi, Kinën dhe Amerikën, kanë dashur të sundojnë këto dy të reja e, me sa duket, ia kanë arritur qëllimit me hiret e tyre. Shqipëria mund të jetë vërtet një vend i vogël nga ana gjeografike, por me bukuri të rralla që dinë të bëjnë për vete vende të mëdha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here