Rikard Larja e pikasi mes shume vajzave per nje rol episodik ne moshen 14 vjecare, ndersa xhironte filmin “Fundi i nje gjakmarrjeje”.

Per te, kjo zgjedhje tingelloi cuditshem, ndersa tani numeron 20 vite karriere, me dy cmime te rendesishme ne kinematografi sic eshte ai ne Sant Entien, apo Kupa e Festivalit te 11-te si aktorja me e mire ne vitin 2000.

E privilegjuar ne perzgjedhje, Anila thote se  filmi “Guret e shtepise sime” i regjisorit Dhimiter Anagnosti, ndersa vazhdonte gjimnazin, ishte hapi i pare  per te menduar seriozisht ne ate qe “duhet te bente”.

Ndoshta rastesisht eshte e perzgjedhur per role dramatike, pasi natyra e saj ne te vertete eshte krejt ndryshe.

Jeta e saj e perditshme, larg skenes dhe ekranit, eshte e gjalle dhe plot emocione. Dy femijet Rea dhe Orlini duket se jane “katalizatori” i kesaj atmosfere.

Eshte bere nene qe ne moshen 24 vjecare dhe qe atehere i vuri qellim vetes qe te behej nje mama e mire. Ne keto momente Rea po pergatitet per Festivalin e Shopenit dhe Anila e ndjek me kujdes, nderkohe qe ajo studion mbi tastiere.

“Eshte nje mama e mrekullueshme. Zakonisht mamate jane te tilla, por e imja e meriton me vertet. Perkushtohet dhe perkujdeset shume ndaj meje dhe fale saj kam arritur ketu ku jam”, thote Rea.

Kjo eshte nje pjese e kohes qe kalojne bashke, koncertet, shetitjet, bisedat per shkollen jane “celesi” i kesaj harmonie.

“Merakoset shume per ne dhe eshte sa e rrepte ashtu edhe liberale”, shprehet Orli.

Edhe pse e kishte menduar qe mos t`i futej botes se televizionit, me idene e konsumit, sot ajo drejton nje emision ne ekranin “meme”. Po behet gati per emisionin e radhes.

Ndersa meson per jeten e saj, ajo qe te ngjall kureshtjen eshte “midis ekonomistes dhe aktrimit” cila do te ishte Anila me e mire?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here