Prej ditës së djeshme është zbuluar se moderatoren e njohur Anila Çela do e shohim në një tjetër format televiziv. 

Bëhet fjalë për programin “Nga e Para”, i cili do të rikthehet në “Vizion Plus”, por me një tjetër prezantuese. Për Anilën kjo është eksperienca e parë televizive në një format të tillë. 

Pasi u bë i ditur ky lajm pyetja që vjen natyrshëm është: Kush do e drejtojë programin e pasdites në vend të saj? 

RevistaWho.Com ka zbuluar se së shpejti drejtimi i “Vizioni i Pasdites” do t’i besohet këngëtares së njohur Evi Reçi. 

Mbase ka nga ata që nuk e dinë, por bukuroshja e  njohur e ekranit ka pasur edhe eksperienca të tjera në fushën e gazetarisë. Ajo ka punuar në radio dhe në një gazetë italiane disa kohë më parë. 

Siç duket, Evi ka vendosur t’i përkushtohet edhe më shumë pasionit për gazetarinë dhe hapi i radhës është pikërisht programi i pasdites në “Vizion Plus”. Pas këtij lajmi vihet në dyshim edhe angazhimi i përhershëm i këngëtares së njohur me projekte muzikore. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi edhe më tej këngë të reja nga ajo.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/anila-cela-iken-nga-vizioni-i-pasdites-kengetarja-e-njohur-ze-vendin-e-saj-622424/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here