Super modelja shqiptare që çdo ditë e më shumë po merr famë botërore, Angjela Martini është duke qëndruar në Shqipëri prej disa ditësh.

Ajo mori pjesë në promovimin e dokumentarit të Eliza Dushkut, “Dear Albania” dhe duket se ky dokumentar e ka emocionuar dhe e ka mbushur me patriotizëm bukuroshën. Para më shumë se 13 mijë fansave në Twitter ajo ka treguar se inspirim për të vazhduar me suksese ka 3.5 milion shqiptarët të cilët i dëshirojnë fatë dhe e përkrahin.

Ajo shkroi:
“Inspirim është kur ke 3.5 milion shqiptarë të cilët të udhëzojnë për sukses”

Angela u bë e njohur në botë fillimisht si përfaqësuese e Shqipërisë në kompeticione të ndryshme bukurie në botë, për të vazhduar pastaj vetë me hapa të sigurt drejt famës.

Ajo gjithashtu ishte disa herë kryeartikull nëpër mediat rozë nëpër botë, pasi që u shfaq në një tapetë të kuq në Amerikë, pa të brendshme. Poashtu kishte zëra të cilat thonin se ajo po bën gjithçka për ta bërë për vete rep këngëtarin amerikanë, njëherësh të dashurin e Kim Kardashian, Kanye West.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here