Angelina JolieAktorja e njohur e Hollywoodit, Angeline Jolie, ka hapur edhe një shkollë për vajza në Afganistan dhe planifikon ta financojë me paratë që do t’i marrë nga shitja e koleksioneve të stolive që i ka disenjuar, transmetojnë mediet elektronike.

Jolie, që është ambasadore e vullnetit të mirë të UNHCR-së, ka financuar një shkollë për vajza afër Kabulit. Shkollën e ndjekin ndërmjet 200 e 300 vajza. Ajo është hapur në nëntor. Në murin e saj qëndron pllaka me emrin e aktores.

Kjo aktore ka hapur një shkollë tjetër më 2010 në Afganistan.

Stolitë e Angeline Jolie do të dalin në shitje më 4 prill në juvelirin Tivol në Kansas City.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here