Angelina Jolie vuan nga Hepatiti C. Lajmin e bën të ditur ‘National Enquirer’, një revistë e njohur për lajme bombastike, por që rrallë gjejnë konfirmim.

Sipas revistës, dobësia e aktores së famshme hollivudiane i detyrohet hepatitit C që e ka marrë kur ishte e re, në kohën që abuzonte me drogën e alkoolin.

‘National Enquirer’ shton gjithashtu se Jolie është në listën e pritjes për një transplant mëlçie.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e stafit të protagonistes së filmit ‘Salt’. Zëdhënësja ka deklaruar se ky lajm është 100% i rremë dhe se eleganca e tepruar e Jolie vjen nga udhëtimet e shumta dhe lodhja në sheshxhirime.

Angelina Jolie ka disa ditë që është kthyer nga një vizitë në një kamp refugjatësh sirianë në Turqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here