Aktorja amerikane, Angelina Jolie, e ka refuzuar skenarin për vazhdimin e dytë të filmit “Salt”- shkruan revista Moviehole.

Në filmin e parë nga viti 2010, Jolie luan rolin e një agjenteje që akuzohet si e dyfishtë, ndërsa ky film u shndërrua në një hit botëror dhe e bëri atë si aktoren më të paguar në Hollywood.

Megjithatë, ajo nuk ka qenë e kënaqur me skenarin e “Salt 2”, të cilin po e shkruan Kurt Wimmer.

I njëjti skenarist e ka shkruar skenarin për filmin e parë, ndërsa pas refuzimit të skenarit të dytë nga aktorja kryesore, thuhet se është duke punuar në ndryshimit e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here