Sipas revistës “OK!”, Angelina Jolie është shtatzënë dhe po pret sërish binjakë. Revista mbështetet tek të zakonshmit “miq të afërm” të çiftit, të cilët janë shprehur se bashkëshortja e Brad Pittit do të shtojë familjen prej 6 fëmijësh (3 biologjikë dhe 3 të adoptuar) edhe me 2 të tjerë.

“Angelina lajmin ia ka dhënë vetëm një grupi të vogël personash dhe nuk dëshiron që ta bëjë zyrtar që tani”, shprehen burimet e OK!, transmeton TCH.

Gjithashtu këto burime anonime japin edhe detaje mbi dekorimin e dhomës së të vegjëlve: “Do të mbizotërojë ngjyra e bardhë”.

Për momentin Jolie “vërdalliset” nëpër tapete të kuq në gjithë botën pa asnjë shenjë shtatzënie, por nëse lajmi është i vërtetë aktores do t’i duhet që shumë shpejt ta bëjë publik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here