Angelina Jolie në ribërjen e filmit “Murder on the Orient Express”Aktorja amerikane, Angelina Jolie, do t’i bashkohet ekipit të filmit “Murder on the Orient Express”.

Është fjala për adaptimin filmik të romanit të shkrimtares Agathe Christie, ndërsa lajmin për pjesëmarrjen e Joliet në këtë film e kanë publikuar shumë media.

Sipas njoftimit, ajo do të luajë rolin e Harriet Hubbard që e kishte luajtur e famshmja Lauren Bacall në vitin 1974.

Regjinë do ta bëjë Kenneth Branagh, i cili do të luajë edhe rolin e detektivit Hercule Poirot.

Romani “Vrasje në Orient Express” është shkruar në vitin 1934, ndërsa flet për vrasjet në trenin e njohur.

Ngjarja përcjell detektivin e njohur belg, Hercule Poirot, derisa e zgjidh rastin. Ky roman është realizuar në disa versione filmike deri më tani. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here