Çifti më i famshëm holivudian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, thuhet se janë grindur ashpër dhe janë ndarë, ndërsa arsyeja kryesore është që aktorja i rrinte shumë mbi kokë aktorit nga dehja dhe përdorimi i drogës nga Pitt.

Siç raporton portali “ShowbizSpy” Angelina dhe Brad janë grindur për shkak të xhelozisë së saj dhe teprimit të saj me porosi dhe urdhra, të cilat e kanë kthyer aktorin përsëri tek veset e tij.

“Edhe pse Brad gjithmonë mohon përdorimin e drogës, Angelina është e bindur se herë pas here ai tinëz saj thith marihuanë, madje merr edhe drogë. Asaj i pengon edhe pse ai gjithmonë dehet. Pasi janë fjalosur ashpër, Brad u largua nga shtëpia e tyre në Francë,” tha një burim i besueshëm për portalin amerikan “ShowbizSpy.”

Për shkak të problemeve në marrëdhënie, të cilat janë akumuluar, Brad ka vendosur që gjithçka të ndërpresë dhe ta lërë aktoren, me të cilën ai ka gjashtë fëmijë dhe duket se prej dasmës së planifikuar nuk ka asgjë.

Por mbetet të shihet nëse kjo informatë e këtij portali amerikan është e vërtetë, pasi që edhe më parë mediat e kanë ndarë çiftin më të njohur holivudian, i cili është në lidhje tashmë shtatë vjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here