Në jehonën e promovimit të debutimit të saj regjisorial “Në tokën e gjakut dhe mjaltës”, Angelina Jolie ka marrë ofertë për të luajtur personazhin negativ në filmin e Disneyt “Bukuroshja e fjetur”.

Aktorja dhe regjisorja holivudiane vitin e kaluar në një intervistë kishte thënë se do të donte që roli i saj i ardhshëm të jetë në ndonjë krijimtari të Disneyt.

Menjëherë pas kësaj, Angelinës i ishte ofruar roli në “Bukuroshja e fjetur”, në të cilin do të jetë në gjendje të tregojë aftësitë e saj që i ka demonstruar në filmin “Lara Croft”.

Ndërsa filmi “Në tokën e gjakut dhe mjaltës” ku bashkëshortja e aktorit Brad Pitt, Jolie, është regjisore, ka nxitur debat të madh në mediat ballkanike, veçanërisht në Serbi dhe Kroaci, ku autoritetet e shtetit serb ia kanë ndaluar aktores që të bëjë promovimin e filmit ndërsa mediat kroate për javë të tëra kanë shkruar se aktorja e ka vjedhur idenë e filmit nga gazetari i këtij vendi, Josip J. Knezheviq.

Filmi me skenar dhe regji nga Jolie tregon historinë e dashurisë mes ushtarit serb, Daniel, dhe një femre myslimane, Ajla, të cilët ndahen shkaku i luftës në Bosnjë në vitin 1992.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here